Flash News

E-TJERA

Meta udhëton drejt Bullgarisë, takime me përfaqësues të autoriteteve të larta shtetërore

Meta udhëton drejt Bullgarisë, takime me përfaqësues të

Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt Bullgarisë. Ai bën me dije se vizita e tij në Sofje vjen me ftesë të homologut të tij, Rumen Radev.

Ndërkohë presidenca bën me dije se gjatë vizitës zyrtare që ka nisur sot, Meta do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore të Bullgarisë.

“I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit, për të filluar vizitën time zyrtare, me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev”, shkruan Meta.

Të fundit