Flash News

E-TJERA

Meta: Unë e kam Vlorën në zemër, Rama e do për ta futur në xhep

Meta: Unë e kam Vlorën në zemër, Rama e do për ta futur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili tha një ditë më parë se kreu i shtetit po shpërdoron detyrën dhe se ka shkuar në Vlorë “natën me makina pa protokollin përkatës”. Duke iu referuar debatit për rrugën e lumit të Vlorës dhe atë nga Uji i Ftohtë deri në Orikum, Rama tha se presidenti për vota po pengon projektet e zhvillimit, ndërsa po nxit përçarjen mes qytetarëve.

Ndërkohë, Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga deklarat e tij për mediat, ku thekson se ai e ka Vlorën në zemër, ndërsa të tjerët, duke nënkuptuar kryeministrin Rama, e duan për ta futur në xhep.

"Unë Vlorën e kam në zemër dhe do ta kem në zemër, siç e ka çdo shqiptar i ndershëm. “Zotërinjtë” e tjerë e duan VLORËN për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket Vlora e vogël." deklaron presidenti.

Kujtojmë se Edi Rama është dhe deputeti i Qarkut të Vlorës dhe pritet të jetë sërish në këtë qark edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. 

 

Të fundit