Flash News

E-TJERA

Meta uron Abazoviç: Marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen më shumë

Meta uron Abazoviç: Marrëdhëniet mes dy shteteve tona do

Presidenti Ilir Meta ka uruar Dritan Abazoviç pasi u zgjodh kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve .

Urime të përzemërta dhe shumë sukese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.

Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkruan Meta.


 

Të fundit