Flash News

E-TJERA

Meta vijon sulmet ndaj qeverisë, citon Kastriot Islamin: Rama kërkon mandatin e tretë që t’i shpëtojë ndëshkimit për zullumet që ka bërë

Meta vijon sulmet ndaj qeverisë, citon Kastriot Islamin: Rama kërkon

Presidenti Meta vijon sulmet ndaj qeverisë, duke e bërë këtë të fundit përgjegjëse për rritjen e borxhit publik dhe varfërimin e shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shpërndarë një shkrim të profesorit Kastriot Islamit, ku shkruhet se "Shqipëria sot është zhytur në borxhe, ndërsa borxhi publik është rritur me 1 miliardë euro në vit."

Postimi i plotë i Metës:

Kush po i zhyt shqiptarët në borxhe dhe varfëri? Faleminderit Prof. Kastriot Islami për qartësinë!

Me ardhjen ne pushtet Rama nisi varferimin e shqiptareve, nenshtrimin e tyre dhe nxitjen e emrigrimit te atyre qe nuk pranonin te neshtroheshin... Prandaj rriti borxhin me 1 miliard euro ne vit, nga te cilat rreth 800 milion euro shkuan ne xhepat e kupoles se sektit...

Shqiptareve iu rrit borxhi deri ne 21 mije euro per cdo familje dhe PBB per 7 vjet u rrit me vetem 1,2 miliard euro nderkohe qe borxhi u rrit me 7,2 miliard euro...??!

Kjo eshte tradhetia me e madhe ndaj cdo shqiptari te ndershem, tradheti deri ne vrasje te shpreses per te gjithe dhe te ardhmes per te rinjte e femijte... Prandaj kerkon mandatin e trete qe ti shpetoje ndeshkimit per keto zullume qe ka bere...!

Meta vijon sulmet ndaj qeverisë, citon Kastriot Islamin: Rama kërkon

Të fundit