Flash News

E-TJERA

Meta vlerëson me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar" ish-presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes)

Meta vlerëson me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar"

Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes) me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.

Meta vlerëson me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar"Meta vlerëson me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar"

Nishani u nda nga jeta në 28 maj në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. 

Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

Të fundit