Flash News

E-TJERA

Meta vlerëson me Dekoratën e Lartë “Nënë Tereza”, Imzot George Frendon

Meta vlerëson me Dekoratën e Lartë “Nënë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën e Lartë “Nënë Tereza”, Imzot George Frendon, i cili shërbeu edhe si Arqipeshkiv i Tiranës dhe Durrësit.

Në fjalën e tij falënderuese, Imzot George Frendo tha se e ka njohur Shqipërinë për herë të parë në vitit ’97 mes komunizmit çnjerëzor, dhe më vonë nisi misionin e tij në Sukth të Durrësit.

“Ky popull më ka dashur dhe respektuar shumë. Do të largohem nga Shqipëria, jo sepse jam i mërzitur, nuk më ka ardhur keq për vendimin e qëndrimit këtu si misionar. Si e kam njohur Shqipërinë? Në vitet ’70 kur isha student në Romë, nga një student kroat kisha mësuar diçka. Atëherë ishte Shqipëria e Enver Hoxhës, komunizëm çnjerëzor. Në 1996 kemi hapur misionin në Shqipëri në Sukth, Durrës. Kur arrita në 1997 sapo kishin tre persona nga një familje. Një person nga fshati më tha “Jo, mos ke frikë, ne ju mbrojmë, por nuk ka pyll pa dera”. Ishte hera e parë që dëgjoja atë shprehje”, tha Imzot Frendo.

Të fundit