
Flash News
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
E paditi në SPAK, Balla i përgjigjet Bardhit: Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici
Meta kthen ligjin “Për karrierën ushtarake në FA”: Nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë”
Meta vlerëson regjisorin Dhimitër Anagnosti me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në 85-vjetorin e lindjes
Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me anë të një ceremonie solemne regjisorin dhe kineastin e shquar, Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë”.
Në fjalën përshëndetëse drejtuar regjisorit, familjarëve dhe kolegëve të tij, si dhe personaliteteve të artit të pranishëm, Presidenti i Republikës u shpreh:
“Sot kam nderin e veçantë t’ju kem mysafirë në një ditë të shënuar, në 85-vjetorin e lindjes së ‘Artistit të Popullit’, Dhimitër Anagnosti!
Emri dhe vepra juaj i nderuar zoti Anagnosti, si kineast, regjisor, skenarist e shkrimtar, por edhe si krijues mendimtar, dedikuar me gjithë përkushtimin e qënies tuaj popullit dhe Atdheut, është sot për të gjithë ne frymëzim.
Vepra juaj do të jetë edhe për gjeneratat e ardhshme, metaforë emblematike e historisë së artit kinematografik shqiptar, referenca dhe modeli i një brezi krijuesish idealistë e patriotë, që i bëni nder artit dhe kulturës tonë kombëtare.
Kultura jonë kombëtare në tërësi dhe arti i kinemasë shqiptare në veçanti, kanë qenë me fat, që kanë në panteonin e tyre të nderit edhe emrin e veprën e Dhimitër Anagnostit.
Me kontributin, përkushtimin dhe talentin e madh, z.Anagnosti na ka dhuruar vepra, që kanë shënjuar kulme të cilësisë artistike dhe që kanë përjetësuar mjeshtërisht njeriun shqiptar, jetën, shpirtin dhe historinë e tij.
Filmat tuaj, edhe pse të krijuar në një kohë e në një kontekst historik të caktuar, jo vetëm që nuk janë peng i kohës, por falë vizionit e talentit tuaj, janë përherë në kohë, duke i paraprirë asaj.
Përmes gjuhës së pasur filmike, ata përcjellin mesazhe universale nga një kohë në tjetrën, duke mbetur përherë aktualë.
Ne jemi sot këtu për të nderuar në 85-vjetorin e lindjes Dhimitër Anagnostin, por në fakt, duke nderuar Anagnostin, nderimi shkon edhe për të gjithë ata artistë e mjeshtra të mëdhej, që themeluan dhe ngritën filmin shqiptar.
Shkon për të gjithë ata punëtorë të palodhur të kulturës tonë kombëtare, që tek emri i Dhimitër Anagnostit, kanë njërin prej përfaqësuesve më dinjitozë, aq sa ashtu si italianët mburren me Felinin e tyre të madh, edhe ne shqiptarët të mburremi me Dhimitër Anagnosti.
Në vlerësim dhe me mirënjohje për veprën tuaj të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe për gjithë kontributin e shquar, për artin dhe kulturën tonë kombëtar, në ditën tuaj të lindjes, kam kënaqësinë t’ju vlerësoj me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, të shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë, të atij personaliteti që përcaktoi shekuj më parë identitetin dhe rrugën europiane të kombit tonë.
Ta gëzosh i dashur Dhimitër! Gëzuar dhe ju paçim jetëgjatë!”, tha Meta.
Nga ana tjetër, Anagnosti u shpreh se vepra e kineastëve jeton në çdo brez.
“Sot është një ditë e veçantë për mua. Falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit.
Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falenderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë”, tha Dhimitër Anagnosti.
Ditari politik









Të fundit

Topalli: Berisha është opozitar i fortë, por s’flas për ata që e kanë dorëzuar karrigen
26 Shkurt 2021, 22:55

Lezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotë shërbimi meteorologjik
26 Shkurt 2021, 22:06
Bejtja: Nëse Basha bën koalicion me Ramën, do ishte tradhtari më i madh
26 Shkurt 2021, 21:55
Merkel refuzon të vaksinohet me "Astrazeneca"
26 Shkurt 2021, 21:48
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
26 Shkurt 2021, 21:26

Nicole Kidman pëlqen të veshë këto dy tendenca në 'Golden Globes'
26 Shkurt 2021, 21:03
"The Crown", trillim apo i vërtetë? Si përgjigjet Harry
26 Shkurt 2021, 20:44

Aksident me vdekje te "Rruga e Kombit", trajleri përplas dy makina
26 Shkurt 2021, 20:43
COVID-19 ja u merr jetën brenda 24 orëve dy vëllezërve nga Mati
26 Shkurt 2021, 20:23
Pas divorcit, Kelly Clarkson shkroi 60 këngë
26 Shkurt 2021, 19:55
Kryemadhi: Marrim 100 mandate më 25 Prill, kam frikë se PS s'do të dalë as e treta
26 Shkurt 2021, 19:49
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
26 Shkurt 2021, 19:31
Spektakël pa fitues në Durrës, Teuta e Kukësi ndajnë nga një pikë
26 Shkurt 2021, 19:31
Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?
26 Shkurt 2021, 19:05

U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici
26 Shkurt 2021, 18:24


Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit, 20 viktima dhe 916 të infektuar
26 Shkurt 2021, 17:40
