Flash News

E-TJERA

Meta zbardh bisedën me Ramën: I thashë bëhu vetë ministër i Jashtëm, jo Gent Cakaj

Meta zbardh bisedën me Ramën: I thashë bëhu vetë

Kreu i Partisë së Lirisë, njëherësh ish presidenti Ilir Meta ka treguar një bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me debatin e para pak vitesh për çështjen e emërimit të ministrit të Jashtëm.

I ftuar në Syri tv, Meta tha se ka qenë ai i cili i ka kërkuar Ramës që të vendosë një personalitet nga PS me përvojë ose ta merrte vetë këtë detyrë.

“Çfarë i kam thënë Edi Ramës për këtë çështje. I kam thënë, o zotëri, pa certifikatë sigurie prej 6 muajsh, ja ku e ke nga ministria e Jashtme me dokument. Ja bëjmë sot tha certifikatën. Dhe i them, si ja bën sot. Që të bësh certifikatë sigurie për një njeri që ka studiuar në Hungari, etj., ka procedura.

Dhe i thashë, ti e di se çfarë hallesh kam unë si president, etj. I thashë, ministër i jashtëm dihet çfarë pune ka, ose bëj një nga këta të PS-së që ka përvojë, ose merre vetë dhe bëjë këtë zv/ministër. Më tha që është djalë shumë i mirë, më i dituri në botë. Shumë mirë, bëjë ministër Arsimi, se e kishte bosh. Bëje ministër kulture, por tek e jashtmja unë nuk merresha vesh me atë tjetrin që kishte shumë përvojë, se unë dua ti zgjidh këto gjëra, nuk dua ti ngatërroj.

Kaq është e gjitha, këtu nuk ka asnjë lloj konspiracioni. Po të ishte për Vetëvendosjen, unë s’do i kisha bërë të dy. Dhe Gjykata Kushtetuese u shpreh për këtë çështje’, tha Meta.

 

 

Të fundit