Flash News

E-TJERA

Meta zbardh takimin me ambasadorët e OSBE dhe BE: Zero tolerancë ndaj tentativave për intimidimin dhe presionin ndaj votuesve

Meta zbardh takimin me ambasadorët e OSBE dhe BE: Zero tolerancë ndaj

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë detjatet nga takimi i zhvilluar sot me ambasadorët e OSBE-së dhe BE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe Luigi Soreca.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta bën me dije se i ka informuar rreth shqetësimeve që lidhen me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Kreu i shtetit thekson më tej se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo tentative për intimidimin, presionin dhe pengimin e pjesëmarrjes masive në zgjedhje.

Postimi i Metës:

Thirra këto ditë në takime të veçanta Ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Sh.T.Z Vincenzo Del Monaco dhe Sh.T.Z Luigi Soreca.

I informova rreth takimit, që zhvillova me shoqërinë civile për problematikat, që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe mundësimin e votimit për shtetasit e prekur nga COVID-19.

Theksova se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo tentative për intimidimin, presionin dhe pengimin e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Çdo individ, që do të përfshihet në skema të krimit zgjedhor, do të ndëshkohet me forcën më të rreptë të ligjit.

Vlerësova mesazhin e qartë të Bashkimit Europian se autorët e dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen, njësoj siç nuk do të amnistohet askush tjetër, që do të guxojë të prekë votën e lirë më 25 prill.

Zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për fatet e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj të pakthyeshme europiane. ????????????????????

Të fundit