Flash News

E-TJERA

Metalurgjiku/ Dalin para gjykatës të arrestuarit, pritet të njihen me masën e sigurisë

Metalurgjiku/ Dalin para gjykatës të arrestuarit, pritet të

Dalin sot para gjykatës shtetasit e arrestuar gjatë operacionit “Metalurgjiku” në Elbasan.

Pritet që të caktohet masa e sigurisë së 16 të arrestuarve.

Operacioni i zhvilluar të dielën u finalizua pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ku janë vënë në pranga 16 shtetas, mes tyre 9 shtetas të huaj, si dhe janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike që ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit.

Operaconi synonte goditjen e veprimtarive kriminale që dëmtojnë rëndë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, duke zbuluar një skemë të gjerë shkeljesh në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, Elbasan.

Të fundit