Flash News

E-TJERA

Meteorologia: Prilli nis me reshje shiu, priten edhe dy episode me dëborë në zonat malore

Meteorologia: Prilli nis me reshje shiu, priten edhe dy episode me

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin për kushtet e motit gjatë muajit prill, duke theksuar se java e parë do të shoqërohet me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por me intensitet të ulët.

Sipas saj, ky muaj do të sjellë edhe dy episode me reshje dëbore në zonat malore, një dukuri që nuk është shumë e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

“E gjithë java do të jetë me shi. Marsi u përmbyll me kapërcime të temperaturave nga vlera shumë të ulëta deri në 27 gradë Celsius. Kishim edhe episode me reshje dëbore dhe këtë fenomen do ta shohim sërish në prill, me dy episode të pritshme në zonat malore,” tha Porja për A2 CNN.

Ajo shtoi se reshjet e shiut do të vijojnë edhe në maj, duke e bërë pranverën më të lagësht se zakonisht. Megjithatë, në Tiranë dhe zonat e ulëta, mundësitë për reshje dëbore janë thuajse zero.

Të fundit