Flash News

E-TJERA

"Mezi pres që të infektohet me Covid-19 personi i parë në Shqipëri" kryeinspektores "i erdhi dita" preket nga koronavirusi

"Mezi pres që të infektohet me Covid-19 personi i parë

Ka rezultuar pozitive me COVID-19, kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë Areti Beruka. Kjo e fundit ka marrë përgjigjen e tamponit dhe është karantinuar në shtëpinë e saj.

Mësohet se Beruka ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po e kalon virusin me simptoma të lehta. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga vet Beruka.

Në fillim të pandemisë, kryeinspektorja u lakua në media për disa nga deklaratat e saj. Ajo ishte e para që tha publikisht se mezi priste që të infektohej me Covid-19 personi i parë në Shqipëri, në sensin e profesionalizmit. Sipas Berukës, për një mjek, kjo gjë ishte me rëndësi, të studiosh dhe të kesh në duar gjëra të reja.

Në një tjetër deklaratë, kryeinspektorja tha se do të ishte mirë që 60-% e popullsisë të infektohet nga koronavirusi, në mënyrë që të krijohet "imuniteti i tufës".

Të fundit