Flash News

E-TJERA

Mijëra fidanë me kanabis në kraterin e inerteve, Gjykata e Shkodrës liron 52 vjeçarin e akuzuar si organizator

Mijëra fidanë me kanabis në kraterin e inerteve, Gjykata e

Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për autorin e dyshuar për kultivimin e 8 mijë rrënjë kanabisi në 27 sera. Gjatë seancës së sotme prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Ernest Veshtaj (Nesti Velaj), por Gjykata ka vendosur që ta lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas gjyqtarëve nuk ka prova të mjaftueshme në këtë fazë të hetimit për arrest me burg. Ndërkohë që vet, Veshtja ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat me kanabis. 

Droga në Shkodër u kap disa ditë më parë. Në 27 sera ishin kultivuar 8 mijë rrënjë kanabisi. Fidanët ishin 20 metra në thellësi të kraterit që ka shërbyer për marrje inertesh në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik.

 

Të fundit