Flash News

E-TJERA

Mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë së re të Netanyahut: Demokracia në rrezik!

Mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë së re

Mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër programit të qeverisë së re të kryeministrit Benjamin Netanyahu, me argumentin se kërcënondemokracinë dhe liritë.

Protestuesit u mblodhën në qytetin e Tel Avivit të shtunën, disa ditë pasi u betua qeveria më e djathtë dhe më konservatore fetare në historinë 74-vjeçare të vendit.

Ajo planifikon reforma gjithëpërfshirëse, nga zgjerimi i vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar deri te dobësimi pushtetin e gjyqësorit.

Protestuesit ngritën pankarta me slogane duke përfshirë "Demokracia në rrezik" dhe "Së bashku kundër fashizmit dhe aparteidit".

Një tjetër pankartë shkruhej, "Strehimi, Jetesa, Shpresa". Protesta u drejtua nga anëtarë të krahut të majtë dhe palestinez të parlamentit izraelit, Knesset.

Ata kritikuan Ministrin e Drejtësisë Yariv Levin, i cili të mërkurën prezantoi planin për sistemin gjyqësor, përmes së cilit qeveria synon të dobësojë Gjykatën e Lartë të vendit.

Kritikët akuzuan qeverinë se i shpalli luftë sistemit ligjor, duke thënë se plani do të përmbysë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave të Izraelit dhe do të minojë institucionet e tij demokratike duke i dhënë pushtet absolut koalicionit të ri qeverisës.

Netanyahu, 73 vjeç, ka shërbyer tashmë si kryeministër më gjatë se kushdo në historinë izraelite, duke udhëhequr vendin nga 1996 në 1999 dhe nga 2009 në 2021.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit