Flash News

E-TJERA

“Mik i kriminelëve”, italianët ‘kryqëzojnë’ Ramën pas publikimit të dokumentarit të ‘Rai3’: Vetëm Meloni nuk e di

“Mik i kriminelëve”, italianët

Anëtarët e qendrës së djathtë të Bashkimit Parlamentar Itali-Shqipëri i kanë shkruar një letër ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, pas publikimit të dokumentarit të Rai3, për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, ku Shqipëria portretizohej si një narko-shtet, ku interesat e krimit të organizuar kanë depërtuar në institucionet e vendit.

Në momentin delikat parazgjedhor, gjashtë ditë para votimit, vjen një reportazh televiziv që e portretizon Kryeministrin e Shqipërisë si mik të kriminelëve dhe bosëve.

Përballë kësaj, dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë të thellë me popullin shqiptar, për presidentin dhe për institucionet e saj demokratike, të cilat disa nuk hezitojnë t'i denigrojnë duke dëmtuar Italinë në nivel ndërkombëtar.

Është veçanërisht e turpshme për kombin tonë që kjo të ndodhë nëpërmjet shërbimit televiziv publik që paguhet nga taksapaguesit”, thuhet në letrën e publikuar nga vetë RAI 3 në rrjetet sociale.

Ajo që bie në sy janë komentet e shumta të italianëve të cilët shprehen se kryeministri shqiptar ka qenë në qendër të akuzave për lidhjet me krimin, por vetëm kryeministrja e tyre Georgia Meloni ka bërë ‘një sy qorr’.

Kujtojmë se dokumentari është ndjekur nga rreth 4 milionë persona, shifër kjo mjaft e lartë e audiencës.

Ja disa prej tyre:

*Anëtarët e qendrës së djathtë u ankuan menjëherë, por Report është një transmetim i paanshëm

*Të gjithë e dinë që Edi Rama është një mafioz, hajduti me qeverinë e tij dhe kreu i mafies shqiptare, vetëm Meloni nuk e di.

*Solidaritet maksimal me @reportrai3, mos u dorëzo kurrë

*Rroftë raportimi! Në anën e qytetarëve

*Fale nje raporti qe i tregon gjerat sic jane ne te vertete mendoj se edhe kesaj radhe ka goditur DREJTA, shiko si po i hedhim leket ITALIANEVE qe punojne dhe paguajne taksa faleminderit GIORGIA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ReportRai3 (@reportrai3)

Të fundit