Flash News

E-TJERA

Mike Pompeo mbërrin në Tiranë për 100 vjetorin e marrdhënieve

Mike Pompeo mbërrin në Tiranë për 100 vjetorin e

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mbërritur para disa orësh në Tiranë, me ftesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Top Channel raporton se grupi parlamentar i PS do të organizojë një veprimtari kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Pompeo do të marrë edhe   titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

“Ditën e hënë, në orën 10:00, në Hotel “Sheraton”, Kuvendi i Shqipërisë, me nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nën kujdesin e Kryetarit të Grupit, z. Taulant Balla, do të organizojë një veprimtari kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në këtë veprimtari do të përshëndesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe personalitete të tjera të larta”, thuhet në njoftim.

Të fundit