Flash News

E-TJERA

Milan “fluturon” drejt gjysmëfinales së Champions League, "shkatërrohet" Napoli

Milan “fluturon” drejt gjysmëfinales së Champions League,

 Milan ka fluturuar drejt gjysmëfinales së Champions League teksa kaloi Napolin me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Derbi italian rezultoi fantastik, gola, raste për shënim, dy penallti të humbura. Rafa Leao ishte lojtari i ndeshjes, ku pas 21 minutash lojë, me një aksion personal fitoi një 11-metërsh.

 Nga pika e bardhë e penalltisë, Olivier Giroud gjuajti keq me Meret që i kuptoi krahun.

Pak minuta më vonë ishte Napoli që pretendoi një 11-metërsh për faull të Leaos ndaj Lozano-s, por nuk e mendoi në këtë mënyrë gjyqtari i takimit.

Në fundin e pjesës së parë, Leao ishte thjesht fantastik, kaloi këdo i doli përpara duke shërbyer në fund një asist perfekt për Giroud me sulmuesin francez që nuk fali duke dërguar Milanin në avantazh.

Në pjesën e dytë, Napoli shtoi presionin në zonën e Milanit, ndërsa në minutën e 80-të, fituan një 11-metërsh për prekje të topit me donë nga Tomori. Mike Maignan bën heroin për kuqezinjtë duke nduke i pritur penalltinë Kvaratskhelia-s, pa diskutim një moment kyç i këtij takimi.

Napoli nuk hoqi dorë nga sulmet e vazhdueshme, por goli i Osimhen erdhi vonë, në minutën e tretë shtesë, një gol që vlen thjesht për statistika, pasi Milan kalon më tej fal fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

Të fundit