Flash News

E-TJERA

Milan kampion i Italisë, Giroud dhe Kessie fundosin Sassuolo-n

Milan kampion i Italisë, Giroud dhe Kessie fundosin Sassuolo-n

Milan ka fituar Serinë A 2021/22 dhe është shpallur kampion i Italisë për herën e 19-të në historinë e klubit. Kuqezinjtë, të cilëve u mjaftonte një pikë për të siguruar kampionatitn, kanë mposhtur 3-0 Sassuolo-n.

Protagonistët e ndeshjes kanë qenë Giroud, autor i një dygolëshi (17′ dhe 36′) dhe Kessie (36′), me të tre asistet që kanë ardhur nga Rafael Leao. Skuadra e Pioli-t ka menaxhuar avantazhin në pjesën e dytë dhe pas fërshëllimës së dyfishtë së arbitrit Doveri, ka nisur festa në Mapei Stadium.

Milan kampion i Italisë, Giroud dhe Kessie fundosin Sassuolo-n

E ka mbyllur sezonin me një fitore të hidhur Inter-i, që ka mundur 3-0 në shtëpi skuadrën e Sampdoria-s. Ndeshja e San Siro-s nuk ka patur histori dhe është zhbllokuar nga Perisic në minutën e 49-të.

Në minutat 55′ dhe 57′ ka ardhur dygolshi i Correa-s që ka vulosur fitoren për ekipin e Inzaghi-t, që e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë dhe me fitoret e Superkupës dhe Kupës së Italisë./Telesport

Të fundit