Flash News

E-TJERA

Milan njofton zyrtarisht emërimin e Igli Tares si Drejtor Sportiv

Milan njofton zyrtarisht emërimin e Igli Tares si Drejtor Sportiv

AC Milan ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Igli Tare si Drejtor Sportiv i Ekipit të Parë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.  

“Ai do të raportojë drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv i Klubit, Giorgio Furlani. I lindur në Vlorë (Shqipëri) më 25 korrik 1973, Tare ka përvojë të gjerë në futbollin profesionist italian, duke luajtur për Brescia-n, Bologna-n dhe Lazion.

Pasi u tërhoq nga karriera e tij si lojtar, ai e afirmoi veten si një drejtues i profilit të lartë, duke shërbyer si Drejtor Sportiv i SS Lazio për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet. Gjatë qëndrimit të tij në detyrë, ai kontribuoi ndjeshëm në sukseset e fundit të Klubit, duke përfshirë tre tituj të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa Italiane”, thuhet në prezantimin që klub i kuqezi i bën Tares.

 

Të fundit