Flash News

E-TJERA

Milan nuk njeh humbje këtë sezon, merr fitoren e rradhës në Europa League

Milan nuk njeh humbje këtë sezon, merr fitoren e rradhës në
AC Milan

Ekipi i Milan duket në formën më të mirë të mundshme këtë sezon, teksa ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura, përveç barazimit në kampionat me Romën.

Kuqezinjtë arritëm të merrnin fitoren e dytë të merituar në Europa League, duke mundur me rezultatin 3-0, ekipin e Spartës së Pragës.

Zlatan Ibrahimoviç luajti vetëm 45 minuta, duke dhënë asistin për golin e Diaz.

Në fillim të pjesës së dytë ai ia la vendin Rafael Leao-s i cili 12 minuta pasi u inkuadrua shënoi gol. Të tretin e shënoi Dalot.

Tashmë Milan kryeson grupin e tij në Europa League me 6 pikë të plota, si edhe Serinë A ku ka marrë 4 fitore dhe vetëm një barazim.

Ndërkohë në sfidat e tjera të Europa League, surprizë ka qenë humbja e Totenham Hotspurs në Belgjikë ndaj modestëve të Royal Antëerp.

Rezultat e ndeshjeve të Europa League

AC Milan 3 – 0 Sparta Prague

AEK Athens FC 1 – 2 Leicester

Antëerp 1 – 0 Tottenham

CSKA Moscoë 0 – 0 D. Zagreb

Feyenoord 1 – 4 Ëolfsberger AC

FK Crvena zvezda 5 – 1 Liberec

FK Zorya Luhansk 1 – 2 Braga

Gent 1 – 4 Hoffenheim

LASK 4 – 3 Ludogorets

Lille 2 – 2 Celtic

Qarabag 1 – 3 Villarreal

Sivasspor 1 – 2 Maçabi Tel Aviv

Të fundit