Flash News

E-TJERA

Miliarderi japonez kërkon 8 persona për t’iu bashkuar në një udhëtim në Hënë

Miliarderi japonez kërkon 8 persona për t’iu bashkuar në

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa ka ftuar tetë njerëz që të bashkohen me të për një udhëtim rreth Hënës në fluturimin e Elon Musk në SpaceX.

"Unë dua që njerëz nga të gjitha llojet e prejardhjeve të bashkohen," tha ai në një video përmes Twitter, ku ndau gjithashtu detajet e aplikacionit.

Ai tha se do të paguajë për të gjithë udhëtimin, kështu që ata që do të vijnë në bord do të fluturojnë falas, shkruan BBC.

Misioni, i quajtur DearMoon, është planifikuar të fluturojë në 2023. Aplikantët duhet të plotësojnë dy kritere: ata duhet "të ndihmojnë njerëzit e tjerë dhe shoqërinë në një farë mënyre" dhe janë "duhet të jenë të gatshëm të mbështesin anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndajnë aspirata të ngjashme", tha ai.

 "Unë i kam blerë të gjitha vendet, kështu që do të jetë një udhëtim privat," shtoi Maezawa.

Çmimi që Maezawa pranoi të paguante për biletën e tij në hapësirë ​​nuk është bërë i ditur, por sipas tij kishte kushtuar "shumë para".

I planifikuar për në vitin 2023, misioni do të ishte udhëtimi i parë hënor për njerëzit që nga viti 1972.

Të fundit