Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Miliona euro të hedhura dëm, institucionet shqiptare s’mbajnë asnjë përgjegjësi për impiantin e ujërave të zeza të Tiranës

Tirana është kryeqyteti i vetëm në Evropë ku ujërat e zeza derdhen në mes të tij, në lumin e Lanës. Kjo situatë është shqetësuese çdo ditë për banorët, të cilët do të duhet të durojnë erën e pakëndshme kur ecin përbri lumit që përshkon pjesën më të madhe të kryeqytetit. Megjithatë bezdia që krijon aroma e keqe është një problem dytësor, nëse do të peshonim rrezikun që ujërat e zeza shfaqin për shëndetin e popullatës dhe përhapjen e sëmundjeve infektive. Por deri më sot institucionet shqiptare nuk janë kujdesur aspak për këtë pjesë dhe ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në mes të Tiranës.
Për të ndryshuar këtë gjendje skandaloze, e cila zgjat prej disa dekadash, atë që nuk e bënë autoritetet tona do ta bënte qeveria japoneze, e cila që prej vitit 2008 ofroi të jepte ndihmë përmes një kredie të butë për të trajtuar fillimisht ujërat e zeza përpara se të derdhen në lumin e Lanës. Ky projekt do t’ju shërbente 350 mijë banorëve të kryeqytetit, numër i cili sot është dyfishuar. Derisa marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij japonez u ratifikua dhe pasi kaluan disa vite me procedura tenderimi, në 2014-n nisën punimet për ndërtimin e impiantit. Fituese u përzgjodh bashkimi i kompanisë japoneze “Kubota Corporation” dhe asaj italiane “Costruzioni Dondi” për një vlerë kontrate 81 milion euro. Nëse çdo gjë do të kishte ecur siç duhet, dy vite më vonë, impianti do të kishte përfunduar dhe Lana do të ishte një lumë i pastër.
Por kompanitë nisën të kenë vonesa me zbatimin e projektit, për shkak se procesi i shpronësimeve të tokës ishte i ngadaltë, detyrë që në kontratë e në ligj e kanë autoritetet publike. “Dondi & Kubota” kërkuan shtyrje të afatit të punimeve me një vit, kërkesa u pranua nga ministri i asaj kohe, Edmond Haxhinasto, dhe pas një kërkese të dytë për më shumë kohë, u refuzua nga ministri që pasoi drejtimin e infrastrukturës, Damian Gjinkuri.
Madje ai shkoi më tej duke ndërprerë kontratën me firmat “Dondi & Kubota”, duke marrë si shkak zvarritjen e punimeve, gjetje që dolën pas një auditi të brendshëm në ministri dhe nga ku u kallzuan penalisht tre ish-zyrtarë nga radhët e LSI-së për shpërdorim detyre, ish-drejtori i Agjenicsë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe dy ish-koordinatorë. Por në datë 27.06.2018 prokuroria e Tiranës kërkoi pushim të procedimit penal, pa autor. Dhe në fakt jo më kot, sepse problemi nuk qëndronte tek paraardhësit e Ministrisë së Infrastrukturës, por tek ata që vendosën të ndërprisnin kontratën me dy firmat e huaja.
Në një auditim që ushtroi Kontrolli i Lartë i Shtetit në tetor të vitit 2019, në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve u konstatua se bashkimi i operatorëve “Dondi & Kubota” kishin realizuar 70% të punimeve me vlerë 56 milionë euro deri në momentin e ndërprerjes së kontratës për projektin “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe”. Dy ishin gjetjet kryesore të KLSH-së: institucionet shqiptare prishën kontratën pa marrë më parë miratimin e financuesit, agjencisë JICA, siç ishte nënshkruar në marrëveshje, dhe nuk ishin marrë parasysh sugjerimet e Këshillit të Mosmarrëveshjeve, i cili argumentonte se vonesat në ecurinë e projektit kishin si shkak problematikat me shpronësimet, likujdimin e tvsh, dhe miratimin e ngadaltë të lejeve për punimet.
Por përveçse punimet mbetën në mes, dy kompanitë i janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Dhomën e Londrës dhe kërkojnë 90 milion euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar. Dhe për të mos shkuar deri në këtë pikë, Kontrolli i Lartë i Shtetit iu kërkoi institucioneve shqiptare që të bëjnë të pamundurën për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe të rilidhin kontratën me qëllim që të ndalohet procesi gjyqësor në arbitrazh.
Por asnjë nga këto rekomandime nuk është marrë parasysh dhe askush nuk di të thotë me ekzaktësi se çfarë do të bëhet me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza.
Kanë kaluar 6 vjet që nga koha kur kontrata është ndërprerë dhe kantieri është i mbyllur. E vetmja përgjigje që autoritetet japin, është ndërprerja e punimeve për shkak të prishjes së kontratës dhe se janë marrë gjithë masat e nevojshme për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veprave të ndërtuara me qëllim konservimin e tyre.
Por në fakt realiteti është tërësisht ndryshe, sepse impianti i trajtimit të ujërave të zeza është lënë në mëshirë të fatit. Këtë gjë e pohuan për “Piranjat” edhe rojet që punojnë çdo ditë aty, të cilët u shprehën se impianti tashmë është amortizuar. Të njëjtën gjë shkruante në raportin e 2019-s edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Ndërkohë, në vitin 2023 me vendimin nr. 760 të Këshillit të Ministrave u bënë efektive fondet që kishin mbetur të padisbursuara nga linja e financimit dhe që përbëjnë rreth 23% të vlerës së kredisë.
Kjo do të thotë se tashmë ka kaluar në llogari të shtetit shqiptar ajo pjesë e kredisë që nuk është shfrytëzuar ende për realzimin e projektit. Kështu, logjikisht duhej të ishte kontraktuar një kompani e re për të rinisur punimet, por deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Madje, edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime, Klevis Jahaj, që është përgjegjës për ndjekjen e këtij projekti, iu shmang “Piranjave” në çdo moment dhe nuk dha asnjë koment se çfarë do të ndodhë me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza. Syri tv
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38