All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

“Milionerja” 90-vjeçare e inceneratorëve: Më kanë bllokuar ato pak lekë që kisha. Dua të operoj sytë

All - Paragraf - 1

“Milionerja” 90-vjeçare e inceneratorëve: Më

Në emër të çiftit të të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi janë kryer më herët veprime me miliona euro dhe janë faturuar të ardhura nga inceneratorët në vlerën 5 mln euro, gjithçka pa dijeninë e tyre.

All - Paragraf - 3

Sot në Ditën Botërore të të Moshuarve, News24 u takua me Haxhirenë, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur këto kohë me 90-vjeçaren.

Ajo ndodhej ende në shtëpinë e të moshuarve, dhe ato pak para që i kishin dhuruar për operim, banka ia ka bllokuar pasi rezulton debitore ndaj saj. Ajo tregoi se nuk e di kush e implikoi në këtë histori dhe bën thirrje ndaj qeverisë, që t’i japë mbrapsht paratë, pasi ka nevojë urgjente për të operuar sytë.

“Edi Rama më ka bërë biznesmene. Nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat. Kërkova një banesë sociale, nuk ma dhanë Bashkia. Kisha disa lekë dhe 600 e ca euro, i futa në dhe, i mbulova kisha frikë mos i vidhnin. Më mirë të mi kishte vjedhur ndonjë i varfër, jo qeveria. Shkova mora lekët dhe i futa në bankë. Të më japin lekët, të operoj sytë, të mos shoh errësirë”, tha e moshuara.

 

 

Të fundit