Flash News

E-TJERA

Milo: 3-4 muajt e fundit ka një ndarje të qëndrimeve të BE dhe SHBA për zhvillimet në Shqipëri, kosot që ka marrë Rama përsipër

Milo: 3-4 muajt e fundit ka një ndarje të qëndrimeve të BE

Ish-ministri i Jashtëm, njëherësh kreu i partisë Demokracia Sociale deklaron se muajt e fundit nuk një qëndrim të unifikuar nga BE dhe SHBA lidhur me zhvillimet në Shqipëri.

Duke folur në ‘Opinion’, Milo thotë se ky fakt përbën një kosto për Shqipërinë.

“Ka një ndarje të faktorit ndërkombëtar për zhvillimet në Shqipëri.

Ka një mbështetje të lehtë amerikane që nga gjuha që përdorin autoritetet dhe ambasadorja Kim, është e zbutur në raport me çështjet nga sa deklaron dhe mban qëndrime BE.

Nuk ka qenë kaq e ndarë, ka qenë më e unifikuar përpara. Këto 3-4 muajt e fundit duket një diferencë në qëndrimet e tyre, që i lidh me qëndrimet e diferencuara edhe për Kosovën.

Pavarësisht cdo atakimi nga Brukseli, është në dëm të Shqipërisë. Politika shqiptare e të dyja krahëve është maturuar dhe u reziston presioneve evropiane. Këto veprime janë të sforcuara dhe nuk e fsheh as kreu i PS, që kjo është manovër taktike elektorale që u garanton një lloj supremacie në ndarjen e mandateve.

Është bërë me qëllim. Ka një kosto për Shqipërinë, janë zëra që krijojnë opinione si komisioneri i zgjerimit, është zë i fuqishëm PPE që ka shumicën e votave në Parlamentin Evropian.

Sic duket kryeministri e ka marrë përsipër këtë kosto se po vlerëson cilat janë përfitimet që ka në raport me dëmet që mund të shkaktohen”, u shpreh Milo.  

Të fundit