Flash News

E-TJERA

Milo: Meloni erdhi në Shqipëri në funksion të zgjedhjeve për PE-në

Milo: Meloni erdhi në Shqipëri në funksion të zgjedhjeve

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo mendon se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ardhur në Shqipëri në funksion të zgjedhjeve për PE-në sepse çështja e imigracionit ilegal në Itali është madhore.

Më tej, Milo theksoi në MCN se Meloni kërkon të japë një mesazh për imigracionin, të përforcojë një çështje për të cilën ajo është angazhuar.

"Meloni ka ardhur në Shqipëri në funksion të zgjedhjeve për PE sepse çështja e imigracioni ilegal në Itali është madhore. E ka shqetësuar Italinë sepse vala e imigrantëve ilegalë përplaset në Itali. Meloni tani ka një produkt konkret të politikës së saj për ta menaxhuar më mirë këtë fluks migrator, dhe këtë rast është marrëveshja me Shqipërinë.  Kërkon që në prag të hapjes së kutive të japë një mesazh, të përforcojë një çështje për të cilën ajo është angazhuar.

Fakti që Shqipëria ka lidhur një marrëveshje dhe mënyra si do e menaxhojë Italia këtë situatë në të cilën ndodhet dhe nuk është çështje që mund të mbarojë për 2-3 muaj, por mund të zgjasë dhe mund të ndikojë më pas në Itali qoftë në politikën e brendshme, por edhe në marrëdhënien mesdhetare se fluksi vjen nga Mesdheu Lindor ose brigjet veriut të Afrikës. Është çështje e mprehtë mesdhetare", u shpreh Milo. 

Të fundit