Flash News

E-TJERA

Milo: Presidenti Begaj nuk duhej të shkonte sot në parlament

Milo: Presidenti Begaj nuk duhej të shkonte sot në parlament

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo është shprehur se presidenti Bajram Begaj nuk duhej të shkonte sot në seancën e parlamentit.

Sipas Milos, i ftuar në Syri tv, presidenti duhej ta përcillte mesazhin e tij nga zyra dhe të mos shkonte në Kuvendin e Shqipërisë.

‘Në gjykimin tim, Presidenti i Republikës nuk duhej të shkonte sot në Kuvendin e Shqipërisë. Presidenti dhe jo vetëm Begaj, por edhe presidentë të tjerë jo në çdo nisje sesioni parlamentar kanë qenë prezent në parlamentin e Shqipërisë, aq më tepër që dihej se cila ishte atmosfera e punimeve të Kuvendit gjatë javëve të fundit dhe do të ishte e këshillueshme që ai ta bënte përshëndetjen, por duke mos shkuar në Kuvend.

Unë mendoj se ai e ka patur si objektiv ta bënte një përshëndetje të tillë ta bënte nga zyra e tij, por në momentin e fundit e mora vesh që do të shkonte në Kuvend.

Nuk po flasim për përmbajtjen e mesazhit sepse këto lloj mesazhesh në hapjen e sesionit janë konsensuale dhe përgjithësisht kjo është gjuha që përdorin presidentët në këtë rast në adresimin e mesazheve të tyre.

Por momenti që u zgjodh për të vajtur atje nuk qëndron, ishte i gabuar’, tha Milo.

 

Të fundit