Flash News

E-TJERA

Milo: Shqipëria e meriton ndarjen nga Maqedonia e Veriut, por kjo nuk do të ndodhë

Milo: Shqipëria e meriton ndarjen nga Maqedonia e Veriut, por kjo nuk do

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se nuk pret ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e përbashkët drejt anëtarësimit në BE.

I ftuar në studion e MCN TV, Milo tha se BE e sheh rajonin si një i tërë dhe kërkon të shmangë parcelizimin e krizave.  

“Është vështirë në këto rrethana që të mund të kemi një veçim të Shqipërisë nga MV. Shqipëria e meriton të veçohet, por nuk varet nga ne. Vendet e BE janë shumë të vëmendshëm dhe nuk e shohin me këtë përparësi në raportet e tij me Brukselin.

E shohin si një rajon i tërë dhe nuk mendojnë se duke ndarë njërin nga tjetrin mund të ketë përfitim procesi. Po qe se ndajnë, kjo do të çonte në parcelizim të krizave në Ballkanin Perëndimor dhe kjo nuk do ta ndihmonte BE në realizimin e objektivave gjeopolitike.”, u shpreh Milo.


 

 

 

Të fundit