Flash News

E-TJERA

Çmimet e ASH-së, akademiku Baçe ngre dyshime për manipulime: Mbledhja u shty derisa Angjeli dorëzoi librin

Çmimet e ASH-së, akademiku Baçe ngre dyshime për

Akademiku Apollon Baçe i është drejtuar me një mesazh kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit. Ai i ka renditur disa vërenjte, pasi veprat e tij (Qyteti dhe qytezat ilire, vëll. I, II) nuk janë nominuar për çmimin “Eqrem Çabej”.

Tre ditë më parë, Akademia e Shkencave nominoi për këtë çmimim botimet e mëposhtme: 

1. Anastas Angjeli dhe Adrian Civici me trilogjinë: “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”, “Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”, “Drejt një krize të re – Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve”.

2. Beqir Meta me veprën "Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX", Vëll. II, III, IV.

3. Shpresa Gjongecaj me veprën ”Trésors de monnaies antiques trouvés en Albanie”

Sipas Apollon Baçit, nëpërmjet përzgjedhjes së Beqir Metës, për veprën e të cilit ka rezerva, rezulton se akademia ka vetëm një albanolog të aftë.

Më tej shton se libri i Angjelit dhe Civicit nuk ka lidhje me çmimin “Eqrem Çabej”.

Akademiku ngre dyshime për manipulime dhe lobime, sepse sipas tij, mbledhja u shty derisa Angjeli e Civici dorëzuan librin. Ai thekson se është hera e tretë që gjendet përballë kësaj situate.

Mesazhi drejtuar Skënder Gjinushit:

Në përzgjedhjen e 3 librave të parë për çmimin Çabej, nuk figuronin dy librat e mij.

Kam këto vërejtje:

1. Nëpërmjet përzgjedhjes të z. Meta, i cili fitoj edhe çmimin e shkuar (për kualitetin e të cilit kam shumë rezerva, por kjo është subjektive), rezulton se akademia ka vetëm një albanolog të aftë.

2. Libri i Gjongecajt është ribotimi shqip i botimit të vitit 2003. Edicionin e shkuar i shoqi i saj, fitoi po çmim të akademisë.

3. Libri i Angjelit, Civicit për ekonominë pas kovidit, nuk e di çfarë ka të përbashkët me albanologjinë, dmth çmimin Çabej. 

Mbledhja e komisionit duhet të ishte mbajtur një vit para, por u shty deri sa Angjeli dorëzoj librin. Kjo kuptohet edhe nga fakti se Civici, nga antar komisioni u kthye në bashkëautor.

Mekanizmi i përzgjedhjes është absurd. Recenzentët u caktuan pa u pyetur autorët nëse kanë konflikte me ta dhe pa u diskutuar recenzat në komision

Përsa më sipër, meqenë se është hera e tretë që po përplasem me manipulime dhe lobime, problemin do ta ndjek më aq sa më lejon e drejta qytetare

Të fundit