Flash News

E-TJERA

Çmimet e larta “paralizojnë” ekonominë, eksportet dhe importet në rritjen më të ulët

Çmimet e larta “paralizojnë” ekonominë, eksportet

Çmimet e larta kanë ngadalësuar tregtinë. Të dhënat e INSTAT tregojnë në muajin qërshor, eksportet shënuan rritjen më të ulët që nga prilli i vitit të kaluar.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me importet të cilat janë në rënie. Sipas Institutit të Statistikave eksportet e mallrave në muajin qershor u rritën me 32.2%, ndërsa importet me 20.8%.

Kjo tregon rënien e kërkesës për konsum. Shqiptarët po përballen me një krizë ekonomikë, ku çmimet janë tepër të larta krahësuar me të ardhurat e tyre.

Rrjedhimisht në rritje ka ardhur defiçiti tregtar, i cili ishte 35 miliardë lekë në qershor, duke u rritur me 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkëmbimet tregtare për gjashtëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 60,2 % të gjithë tregtisë. Ndërsa partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia 31,4% të vlerës së tregtisë, Turqia 8,4 %, Greqia me 6,8 % dhe Gjermania 6,6 %.

 

 

Të fundit