Flash News

E-TJERA

Çmimet e larta të banesave, Soko: 80% e të rinjve nuk martohen dot

Çmimet e larta të banesave, Soko: 80% e të rinjve nuk martohen

Ekonomisti Pano Soko thotë se stoku i banesave në Tiranë është rritur me 30%, ndërkohë që popullsia është rritur me vetëm 3%.

Duke folur në “Opinion” rreth tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, ai tha se problemi më i madh që kemi ne me këto çmime të rritura të apartamenteve është fakti, që 80% e të rinjve nuk martohen për shkak të pamundësive ekonomike.

 “27% është rritur stoku i Tiranës, ndërkohë që popullsia është rritur me 3%. Në Londër nuk ka rritje të tilla të stokut.

Kush është problemi me 27%? Pra, ne pavarësisht se rritja e stokut ka tejkaluar rritjen e qytetit, nuk na ulet çmimi.

Vetëm gjysma e apartamenteve blihen me kredi bankare. Gjysma tjetër me çfarë blihen? Për të treja vitet e fundit cash floë është në ulje. 1.5 miliardë euro është shifra e përgjithshme e gjithë ndërtimeve, nga këto 750 milionë euro që kalojnë pa bankë. 

Problemi më i madh që kemi ne me këto çmime të rritura të apartamenteve është fakti, që 80% e të rinjve nuk martohen për shkak të pamundësive ekonomike”, tha Soko.

 

 

 

Të fundit