Flash News

E-TJERA

Çmimi rekord i naftës/ Konfindustria rendit pasojat e rënda: Të shpërbëhet Bordi i Transparencës!

Çmimi rekord i naftës/ Konfindustria rendit pasojat e rënda:

Një ditë më parë çmimi i karburantve arriti rekordin e muajve të fundin. Niveli i çmimeve që u caktua dje, ishte më i larti i vendosur nga Bordi i Transparencës.

Nisur nga kjo, Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale, duke theksuar se çmimet po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendas, bizneset dhe qytetarët.

Gjithashtu nënvizon se nevojitet ulja e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Sipas saj, taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit.

Sipas të dhënave krahasuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova, kur duhet të ishte krejt e kundërta.

Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri shpërbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje.

Të fundit