Flash News

E-TJERA

Çmimet rriten ndjeshëm në nëntor, kryeson transporti

Çmimet rriten ndjeshëm në nëntor, kryeson transporti

Rritja e çmimeve ka vijuar dhe gjatë muajit nëntor. INSTAT raporton se Indeksi i Çmimeve të Konsumit në nëntor arriti 102,8 kundrejt muajit dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve në muajin nëntor ishte 3,1 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %.

Rritjen më të lartë e ka shënuar “Transporti” me 8,8 %, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5%, krahësuar me vitin paraardhës.

Por edhe vetëm me një muaj ndryshimi është i konsiderueshëm. Krahasuar me muajin tetor, çmimet për “Transporti” u rritën me 1,5 %. Kjo rritje, kryesisht e çmimeve të transportit ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të karburantit.

 

 

Të fundit