Flash News

E-TJERA

Çmimet u rritën me 2% në 2021, kryesojnë ushqimet dhe transporti

Çmimet u rritën me 2% në 2021, kryesojnë ushqimet dhe

Çmimet e konsumit pësuan një rritje me 2% për muajin dhjetor të 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas të dhënave që jep INSTAT, në dhjetor të  vitit të shkuar rritja arrit në 1.6%. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me, pasuar nga grupi “Transporti”.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 9,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,2 %, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 % etj.

Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet për zarzavatet janë rritur me 11.7%, pasuar nga frutat me një rritje prej 11,3 %.

Në vend të fundit renditen shëndeti dhe mallrat e shërbimet e ndryshme, që kanë pësuar një rritje shumë herë më të vogël krahasuar me grupimet e tjera.

Të fundit