Flash News

E-TJERA

Çmimet u rritën mesatarisht me 6,7 %, INSTAT nxjerr të dhënat e fundit

Çmimet u rritën mesatarisht me 6,7 %, INSTAT nxjerr të

Rritja e çmimeve nuk po njeh frenim. Instituti i Statistikave ka raportuar se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor është 7,4 %.

Ndërkohë një vit më parë ky ndryshim ishte 3,7 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në dhjetor, krahasuar me muajin nëntor është 0,4 %. 

Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2022 është 6,7 % nga 2,0 % që ishte në vitin 2021.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,98 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,54 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin dhjetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,2 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,5 %, “Transporti” me 6,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,2 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3 %.

Të fundit