Flash News

E-TJERA

Çmimi i karburantit, ish-ministri: Në Shqipëri dyfish më shtrenjtë, në SHBA më pak se 1 dollar

Çmimi i karburantit, ish-ministri: Në Shqipëri dyfish më

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar sa i përket çmimit të karburanteve që përcaktoi sot Bordi i Transparencës.

Panariti shkruan në Facebook se sot në SHBA një litër naftë tregtohet me më pak se 1 dollar ose thënë me 120 lekë/litri. Ndërsa në Shqipëri, shton Panariti, bordi e fiksoi çmimin e naftës për shqiptarët dyfish më shtrenjtë.

“Për herë të parë 1 gallon naftë në Amerikë sot e enjte 11 Gusht, u shit poshtë 4 dollarë.

1 gallon ka rreth 3,8 litra. Pra sot , një litër naftë në tregun Amerikan është pak më shumë se 1 dollar, ose 120 lekë litri. Po sot bordi fiksoi çmimin e naftës te ne, në 220 lekë litri.

Pra rreth dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër!”, shkruan Panariti në Facebook.

Bordi i Transparencës caktoi sot çmimet e reja për karburantet ku nafta shitet me 221 lekë/litri, benzina me 202 lekë/ litri dhe gazi me 80 lekë/litri.

Të fundit