Flash News

E-TJERA

Çmimi i naftës, analisti i njohur: Qeveria po përsërit gënjeshtrat e luftës Ukrainë-Rusi

Çmimi i naftës, analisti i njohur: Qeveria po përsërit

Gazetari Lutfi Dervishi komentoi nismat e qeverisë lidhur me menaxhimin e situatës së çmimeve të naftës.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se kemi të bëjmë me premtimet e pambajtura që u bënë që prej periudhës së luftës në Ukrainë.

Dervishi u shpreh se argumenti i ndikimit të luftërave nuk është i ri dhe se i njëjti diskurs është përdorur edhe më parë pa rezultate konkrete.

“Sot nuk është vetëm kjo luftë që po jep këto efekte. Kemi edhe luftën në Ukrainë, që vazhdon ende. Kur ajo nisi, u dhanë të njëjtat premtime dhe u bë i njëjti debat”, u shpreh ai.

Sipas tij, që prej vitit 2022 janë bërë deklarata të forta për masa mbrojtëse në sektorin e hidrokarbureve, por ato nuk janë materializuar. Ai përmendi konkretisht rolin e Albpetrol, i cili, sipas deklarimeve të atëhershme, do të shërbente si një aktor kyç në raste krize.

“Në 2022 u tha se Albpetroli do të ishte aktori kryesor në ditë të vështira. U fol edhe për krijimin e rezervave, që vendi të përballonte tre muaj pa importe. Kanë kaluar katër vite dhe nuk kemi asgjë konkrete”, tha Dervishi.

Ai kritikoi gjithashtu deklaratat e fundit të qeverisë për hartimin e një ligji të ri për rezervat e hidrokarbureve, duke i cilësuar ato si të pabazuara.

Del ministri dhe thotë se prej dy vitesh po punohet për ligjin e ri të rezervës së hidrokarbureve. Kjo është gënjeshtër”, u shpreh gazetari, duke shtuar se Shqipëria mbetet, sipas tij, një vend me shumë premtime dhe pak veprime konkrete në këtë sektor.

 

Të fundit