Flash News

E-TJERA

Shtrenjtimi i naftës, Jaço: Qeveria s'ka mjete për të menaxhuar situatën. Pse çmimi ka qenë i lartë në Shqipëri

Shtrenjtimi i naftës, Jaço: Qeveria s'ka mjete për të

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka reaguar për çmimin e naftës në Shqipëri, duke e cilësuar Bordin e Transparencës një mekanizëm i pazakontë.

Ai thekson se çmimi i karburantit në Shqipëri ka qenë gjithmonë i lartë, ndërsa thekson se shkak i kësaj situate kanë qenë politikat e cunguara mbi rregullat e tregut të lirë, funksionimin e çmimeve dhe sistemin e taksave etj.

Referuar raporteve që e rendisin Shqipërinë ndër vendet me çmimin e më të lartë të karburanteve në raport me të ardhurat mesatare, ai thotë se në këtë moment, duhet vlerësuar niveli i konkurreshmërisë së tregut.

Jaço thotë se menaxhimi i çmimeve është detyrë e sektorit privat dhe jo e qeverisë. Gjithashtu thekson se qeveria do e ketë të pamundur ta menaxhojë suksesshëm këtë proces, sepse është tepër kompleks dhe nuk i ka mjetet e duhura për ta bërë.

Të fundit