Flash News

E-TJERA

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ra sot në nivelin më të ulët të muajit, zero reflektim në Shqipëri

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ra sot në

Çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët të këtij muaji në tregjet ndërkombëtare, por kjo nuk po reflektohet në Shqipëri.

Aktualisht në vend, çmimi i naftës është në nivele shumë të larta, 261 lekë/liter. Në mbledhjen e fundit, Bordi i Transparencës e uli çmimin me vetëm 4 lekë, një ndryshim qesharak.

Mediat e huaja shkruajnë se çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm nga frika e recesionit. Një fuçi (159 litra) e tipit Brent kushtoi 110,75 dollarë mëngjesin e sotëm, 3,90 dollarë më pak se të martën.

Prej muajit mars vendi ka shënuar çmime rekord për karburantet dhe jo vetëm. Ndryshimet në tregjet globale shumë pak ndikojnë në vend.

Edhe pse i cilësuar ndër vendet me te ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, Shqipëria është ndër 10 shtetet me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Mbetet për t’u parë nëse Bordi do të mblidhet sërish dhe nëse do ta reflektojë rënien e çmimeve.

Të fundit