Flash News

E-TJERA

Çmimi i naftës shënon tjetër rekord, shkon në 265 lekë për litër

Çmimi i naftës shënon tjetër rekord, shkon në 265

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord gjatë ditës së sotme.

Siç duket në foto, në një karburant në zonën e 'Kodrës së Priftit' në Tiranë çmimi i naftës është rritur sërish duke u shitur 265 lekë për litër.

Për rrjedhojë, shqiptarët prej ditësh po përballen me çmime të rritura edhe në produkte të tjera ushqimore dhe konsumi, ndërsa  transportit urban  ka paralajmëruar dyfishin e biletës.

Nga ana tjetër, nesër në orën 17:00 përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm, fermerë e blegtorë do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

 

Të fundit