
Flash News
Kërkimet për 29-vjeçarin në Klos, Kosova vjen në ndihmë me një kontingjent kërkim-shpëtimi
Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre efektivë policie
Kamioni përplaset me ambulancën, policia: Infermieri dhe babai i pacientit mes të plagosurve
Përplaset kamioni dhe ambulanca në aksin Fier-Lushnjë, katër të plagosur
Çmimi i naftës ulet ndjeshëm në bursa, Bordi i Transparencës e rrit me 6 lekë/litër
Ndonëse çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të ndjeshme në javën e fundit, duke arritur në nivelet më të ulëta që para shpërthimit të luftës ruse në Ukrainë, Bordi i Transparencës nuk e reflekton në vendimin e ri.
Në mbledhjen e fundit, Bordi doli me vendim të ri për çmimin e karburanteve në vend dhe ajo që bie në sy është se nafta është rritur me 6 lekë.
Gazi ulet me 2 lekë , ndërsa çmimi për benzinën nuk ndryshon.
Njoftimi i plotë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.
Në këtë kuadër Bordi thekson se:
i. Çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë. Për të informuar drejt dhe pa shtrembërime opinionin publik, media dhe faktorët e ndryshëm politikë dhe jopolitikë duhet ti referohen të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, për bursen e mesdheut. Administrata Doganore është orientuar që të bëjë publik informacionin mbi lëvizjet e kësaj burse me qëllim që askush të mos shtrembërojë realitetin dhe të abuzojë me informacionin.
ii.Nga Vendimi i fundit i Bordit Nr. 45, Prot, datë 11.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 10.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qënë si vijon:
Datë 11.08.2022: Benzina 10 ppm +29 USD/ton; Gazoili 10ppm +42 USD/ton
Datë 12.08.2022: Benzina 10 ppm + 6 USD/ton; Gazoili 10ppm + 66 USD/ton
Datë 15.08.2022: Benzina 10 ppm - 5 USD/ton; Gazoili 10ppm + 41 USD/ton
Datë 16.08.2022: Benzina 10 ppm -20 USD/ton; Gazoili 10ppm +40 USD/ton
iii. Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,42 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit.
Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.
Të fundit










PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39





Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre efektivë policie
7 Maj 2025, 18:18
Pas dhunës ndaj vajzës së partnerit, a është ende Genta Gjalpi e fejuar?
7 Maj 2025, 18:03
Vrasja me pushkë, ky është automjeti ku u gjet i vrarë viktima në Has
7 Maj 2025, 17:52
Durrësi, një mandat kyç për maxhorancën e ardhshme është në lojë
7 Maj 2025, 17:34







Iu gjet një dozë ko*aine, arrestohet kandidati për deputet në Sarandë
7 Maj 2025, 16:02
Përplaset kamioni dhe ambulanca në aksin Fier-Lushnjë, katër të plagosur
7 Maj 2025, 15:51

4 mënyra se si t'i shpëtojmë virozave të pranverës
7 Maj 2025, 15:28


A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?
7 Maj 2025, 14:54
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Lushnjë e Divjakë
7 Maj 2025, 14:40



3 pyetje publike për Irenën me 3 mbiemra
7 Maj 2025, 13:50


Zhduket 16-vjeçari shqiptar në Irlandën e Veriut
7 Maj 2025, 13:21

Pse e sulmoi India Pakistanin me raketa?
7 Maj 2025, 12:56

Bebe Rexha rrëfen dhimbjen që askush s’e pa në Met Gala
7 Maj 2025, 12:34
Qytetarët protestë për aeroportin e Vlorës para Gjykatës së Lartë
7 Maj 2025, 12:21
"Giro d’Italia", ja akset rrugore që do të bllokohen në Elbasan
7 Maj 2025, 12:10




Zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët
7 Maj 2025, 11:10






Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
7 Maj 2025, 09:50
Dokumenti/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka
7 Maj 2025, 09:39

India sulmon me raketa Pakistanin, reagon Trump: Është turp
7 Maj 2025, 09:20
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
7 Maj 2025, 09:05

Mirditë/ Gjendet i mbytur në rezervuar 56-vjeçari
7 Maj 2025, 08:47


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Maj 2025, 08:03

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Maj 2025, 07:34







Berisha nga Durrësi akuza Sakos e Gjushit: Terroristë të zgjedhjeve
6 Maj 2025, 21:13

Materialet zgjedhore të 11 Majit mbërrijnë edhe në Lezhë
6 Maj 2025, 20:53






U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit
6 Maj 2025, 19:30
100 ditë apo 16 vite?
6 Maj 2025, 19:12










Bardhi akuzon drejtorin e Policisë Fier: Po pengon fushatën e PD
6 Maj 2025, 17:17