Flash News

E-TJERA

Mimi Kodheli merr postin e rëndësishëm në NATO, reagon Yuri Kim

Mimi Kodheli merr postin e rëndësishëm në NATO, reagon Yuri

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka uruar Mimi Kodhelin një ditë pas emërimit të saj si nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kim uron Kodhelin ndërsa thekson se është e vetmja shqiptare që mban këtë post.

“Urime Mimi Kodheli mbi emërimin si Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shqiptarja e parë që mban këtë post të rëndësishëm. Ne mezi presim të të shohim duke punuar, për të forcuar NATO-n”, shkruan Kim në Twitter.

Të fundit