Flash News

E-TJERA

Çmimi “Krijimtaria më e mirë origjinale”, Panairi i Librit vlerëson Fatos Baxhaku pas vdekjes

Çmimi “Krijimtaria më e mirë origjinale”, Panairi i
Foto Ilustruese

Panairi i Librit i ka dhënë çmimin për “Krijimtarinë me të mirë origjinale” Fatos Baxhakut, pas vdekjes, për librin historik “Në emër të Noes”.

Vëllai i tij, Artur Baxhaku, u shpreh se dikur shkonte me Fatosin në panair, dhe se vjet mungoi.

“Marrja e këtij çmimi e kthen në panair”, tha ai.

Lista e fituesve:

Çmimi për krijimtarinë me të mirë origjinale, Fatos Baxhaku pas vdekjes për librin “Në emër të Noes”

Çmimi për përkthimin me të mirë Agim Doksanit për “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” të Elena Ferrantes.

Çmimi për letërsinë me të mirë për fëmijë, autorja më e mirë, Adelina Mamaqi

Çmimi për përkthimin me të mirë nga frëngjishtja, poeti Primo Shllaku për përkthimin e “Shën Meria e Parisit” e Viktor Hygose.

Çmimi ‘Lexuesi i bibliotekës 9-vjeçari’ i jepet Jamarbër Hoxhës

Të fundit