Flash News

E-TJERA

Çmimi rekord i naftës/ Konfindustria kërkon ndryshimin e përbërjes së Bordit, dyshimet

Çmimi rekord i naftës/ Konfindustria kërkon ndryshimin e

Konfindustria ka reaguar sërish për çmimin e lartë të naftës dhe i kërkon qeverisë që të ndryshojë përbërjen e Bordit të Trasparencës, duke përjashtuar përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si antarë me të drejtë vote në vendimarrje.

Sipas Konfindustrisë, “Është e papranueshme dhe tërësisht e paarsyeshme, që vendimarrjet të përcaktohen pikërisht edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Trasparencës”.   

Mungesa e anëtarëve të pavarur dhe profesionistë, sipas Konfindustrisë, krijon hapësirë për interpretim të pasaktë dhe  korrupsion të tipit “kapje e shtetit”.

Gjithashtu ka dyshime për fshehje fiskale dhe kontrabandë në vlerë qindra milionë euro/vit në tregun e karburanteve. Çmimi i lartë i karburanteve në vend pritet të sjellë pasoja shkatërruese për ekonominë, biznesin dhe qytetarët. 

Konfindustria kërkon edhe njëherë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për lehtësimin e ngarkesës fiskale me qëllim uljen e cmimit të karburanteve.

Gjithashtu vlerëson se është domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion në varësi të Kuvendit.

 

Të fundit