Flash News

E-TJERA

Rama, Zaev dhe Vuçiç takim dy ditor në Shkup për "Mini-Shengenin"; axhenda

Rama, Zaev dhe Vuçiç takim dy ditor në Shkup për

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohen sot dhe nesër në Shkup. Takimi është në kuadër të iniciativës “Mini-Shengen”.

Kujtojmë që kjo nismë, e cila së fill në tetor të 2019-ë, është konsideruar nga Rama si një mjet për të forcuar bashkëpunimin në rajon, ka hasur edhe shumë kritika në vendin tonë.

Liderët pritet të marrin pjesë dhe në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të organizuar nga Odat Ekonomike të Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Nesër në orën 09.00 në "Hotel Alexander Palace" në Shkup do të zhvillohet forumi ekonomik.

Sipas udhëheqësve të rajonit, “Mini-Shengen” ka si qëllim kryesor krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, i cili, si një formë kalimtare, duhet ta sjellë rajonin më pranë Bashkimit Evropian dhe të përshpejtojë rrugën e anëtarësimit.

Takimet në kuadër të kësaj nisme u zhvilluan dhe disa javë më parë në Ohër. Gjithashtu Rama, Vuçiç e Zaev kanë zhvilluar edhe takime virtuale.

Axhenda:

Rama, Zaev dhe Vuçiç takim dy ditor në Shkup për

 

 

 

Të fundit