Flash News

E-TJERA

‘Mini-Shengeni’, Zaev pas takimit me Ramën dhe Vuçiç në Shkup: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët evropiane

‘Mini-Shengeni’, Zaev pas takimit me Ramën dhe

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Maqedoninë e Veriut në sajë të Forumit Ekonomik, ndërsa u takua me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Zaev përmes një postimi në Facebook shkruan se në qendër të diskutimit në këtë takim ka qenë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit shtëpisë së përbashkët.

Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiç dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në Shkup, ku u takuam edhe me kryebashkiakun Shilegov.

Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.

Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Pamja jonë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”, shkruan Zaev

Vizita mes tyre vjen në kuadër të Forumit Ekonomik me sesionin “Ballkani i Bashkuar”, që me sa duket do të jetë dhe emri i ri i asaj që njihet deri tani si “Minishengeni”, ose “Shengeni Ballkanik”.

Të fundit