Flash News

E-TJERA

Minibuzi u përplas me kamion, 8 të vdekur dhe 11 të plagosur në Turqi

Minibuzi u përplas me kamion, 8 të vdekur dhe 11 të plagosur

Tetë perosna kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur sot në Turqi. Sipas raportimeve mësohet se një minibuz pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay është përplasur me një kamion betoniereje. 

Gjithashtu shërbimet e urgjencës, përfshirë zyrtarë shëndetësorë dhe zjarrfikëse, janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca të shumta, ndërsa të ndjerit janë dërguar në morg.

Guvernatori i Gaziantepit, Kemal Çeber, konfirmoi numrin fillestar të viktimave, duke thënë “Sipas informacioneve që kemi marrë në këtë moment, tetë qytetarë tanë humbën jetën në aksident dhe njëmbëdhjetë u plagosën”. Ndërsa shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet.

Të fundit