
Flash News
Krimi elektoral në Belsh, Prokuroria e Elbasanit 4 punonjës të IMT pas kallëzimit të PD
Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
PD kundër kërkesës së PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë: Abuzim me procesin zgjedhor
I kërkuar në Shqipëri për vrasje, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, shoku i Laert Haxhiut
Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
Ministrat e G7 mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe MV; çfarë thonë për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Ministrat e jashtëm të G7 mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gajtë takimit të sotëm, ku kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor, ata kanë theksuar rëndësinë e avancimit të reformave veçanërisht ato në sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, financave të paligjshme dhe korrupsionit, me veprime të ashpra të ndërmarra kundër çështjeve më të rëndësishme.
"Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë, rimëkëmbjen ekonomike dhe perspektivën evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si një investim thelbësor për paqen dhe stabilitetin. Ne theksojmë rëndësinë e avancimit të reformave të nevojshme të brendshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke përfshirë trajtimin e krimit të organizuar, financave të paligjshme dhe korrupsionit, me veprime të ashpra të ndërmarra kundër çështjeve më të rëndësishme.
Prandaj, ne mbështesim hapjen zyrtare të negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mbështesim progresin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Procesit të Berlinit", thuhet në deklaratën e ministrave.
Këta të fundit kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi, ku kanë nxitur palët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Për ta marrëveshja Kosovë-Serbi kontribuon në stabilitetin rajonal.
"Ne i nxisim Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociata në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE dhe të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal", shtojnë ministrat e jashtëm të G7 .
Këta të fundit kanë mbështetur edhe zbatimin e agjendës së reformave në lidhje me negociatat e pranimit në BE edhe për Malin e Zi dhe Serbinë. Gjithashtu kanë bërë thirrje që vendet e rajonit të zgjerojnë hapësirën e brendshme politike dhe të përmirësojnë mjedisin për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura.
Sa i përket zërave për ndryshimin e kufijëve, ata thotë: Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni. Ndryshime të tilla do të përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale. Ne e hedhim poshtë vendosmërisht çdo përpjekje për të minuar integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ne i nxisim të gjitha palët në Bosnjë dhe Hercegovinë të bien dakord dhe të zbatojnë reforma elektorale dhe të kufizuara kushtetuese, për të zbatuar gjykimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe për të punuar ngushtë me Zyrën e OSBE për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionin e Venecias për të lëvizur vendi më afër realizimit të aspiratave të tij demokratike. Ne e mirëpresim kandidaturën e Christian Schmidt si Përfaqësues i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Të fundit




India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16













Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare
9 Maj 2025, 20:05



DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
9 Maj 2025, 18:53



Depozitat në Euro ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit
9 Maj 2025, 18:17

Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen
9 Maj 2025, 17:54


Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për Dan Hutrën
9 Maj 2025, 17:23
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës nën masa të rrepta sigurie
9 Maj 2025, 17:11

Për kë do të votoj ?
9 Maj 2025, 16:48




Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi
9 Maj 2025, 15:30




A është Rama gati të bëhet Hoxha i ardhshëm?
9 Maj 2025, 13:50
Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore
9 Maj 2025, 13:30
Fluturim elektoral me destinacion Vlorën
9 Maj 2025, 13:18

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj 2025, 13:03
A do të na ndihmojë inteligjenca artificiale të flasim me kafshët?
9 Maj 2025, 12:55



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52