Flash News

E-TJERA

Ministrat e qeverisë 'Rama' rezultojnë 'te pastër'/ Prokuroria i përgjigjet Metës: Asnjë nuk është proceduar penalisht

Ministrat e qeverisë 'Rama' rezultojnë 'te
Foto Iustruese

Pas kërkesës së presidentit Ilir Meta për të verifikuar të gjithë emrat e ministrave të emëruar nga kryeministri Edi Rama, ka ardhur përgjigjia nga Prokuroria.

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë informacion nga të gjithë Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe ka konstatuar se asnjë nga 16 emrat e propozuara nga kryeministri Rama nuk është proceduar penalisht.

Presidenti Meta i bëri sot kërkesë edhe SPAK-ut, teksa pritet një përgjigje dhe nga ky institucion.

Emrat e ministrave të emëruar:

* Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
* Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
* Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
* Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
* Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi

* Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
* Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
* Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
* Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
* Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
* Ministre e Kulturës Elva Margariti
* Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti
* Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
* Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
* Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
* Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

 

Të fundit