Flash News

E-TJERA

Ministri austriak mesazh partnerëve europianë për integrimin e Shqipërisë dhe MV

Ministri austriak mesazh partnerëve europianë për integrimin e

Ministri për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart vizitoi ditën e sotme Tiranën, ku u prit në një takim nga homologia Olta Xhaçka. Ata zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, ku në fokus ishte integrimi i Shqipërisë.

Linhart u shpreh se Austria e mbështet integrimin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të mbeten jashtë BE-së.

Ministri austriak shtoi se integrimi i dy shteteve është një hap pozitiv dhe për Europën. Ai iu dha mesazh partnerëve të Austrisë në BE se tashmë është një shans për t'i çelur negociatat për Shqipërinë dhe MV.

“Unë e mbështes mendimin e ministres. Po kthehemi nga Shkupi dhe jam i mendimit që ne tani kemi një dritare të hapur për të zhvilluar këto bisedime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Mendoj se nuk është e rëndësishme vetëm për vendet por për të gjithë rajonin, por një hap i mirë për të gjithë Europën. Maqedonia e Veriut apo dhe Shqipëria janë pjesë e Europës, janë në mes të Europës. Nuk duhet të jenë të përjashtuar, këtë mesazh duhet tja japim partnerëve tanë në BE. Është një shans absolut për të hapur negociatat për të dy vendet”, tha ministri austriak.

 

Të fundit