Flash News

E-TJERA

Ministri britanik e pranon: 200 fëmijë azilkërkues të zhdukur, 88% me origjinë shqiptare

Ministri britanik e pranon: 200 fëmijë azilkërkues të

Ministri i Brendshëm britanik, Simon Murray, pranoi para Dhomës së Lordëve se 200 fëmijë azilkërkues të cilët ishin vendosur në hotelet e drejtuara nga Home Office, janë zhdukur.

The Guardian raporton se Murray gjatë fjalës së tij para ministrave nënvizoi se 88% e 200 fëmijëve, ose afro 176, ishin me origjinë shqiptare. Në mesin e fëmijëve të zhdukur së afërmi janë një vajzë dhe 13 fëmijë nën moshën 16 vjeç.

“Home Office nuk ka fuqi të ndalojë fëmijët azilkërkues të pashoqëruar në këto hotele dhe ne e dimë se disa prej tyre zhduken. Shumë prej tyre që zhduken janë gjurmuar më pas”, ka thënë ministri.

Ka 6 hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, duke përfshirë atë në Brighton.

Departamenti u paralajmërua nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit – fëmijë azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në MB, shumë me varka të vogla, pa prindër apo kujdestarë – do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t'i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.

Që kur Home Office filloi strehimin e azilkërkuesve në hotele në Brighton dhe Hove në korrik 2021, 137 fëmijë të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur, tha zëdhënësi i policisë. Prej tyre, 60 janë gjetur dhe 76 raste mbeten në hetim.

Të fundit